Një e vdekur dhe një e lënduar nga vetaksidenti në magjistalen Prishtinë-Ferizaj

Një e vdekur dhe një e lënduar nga vetaksidenti në magjistalen Prishtinë-Ferizaj

Një grua ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur gjatë orëve të hershme të së dielës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

E përfshirë në këtë aksident te rëndë ishte edhe një grua, e cila ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për Gazetën Online Insjaderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai më tej tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Insajderi.com