Reshjet e mëdha, Ujësjellësi “Prishtina”: Jemi në gjendje gatishmërie

Reshjet e mëdha, Ujësjellësi “Prishtina”: Jemi në gjendje gatishmërie

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se janë në gjendje gatishmërie pas reshjeve të shiut.

Kosova të dielën është përballur me shi, duke shkaktuar kësisoj dëme materiale.

“Jemi në gjendje gatishmërie me të gjitha ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terren ( ekipe shtesë janë në terren tërë kohën)“.

“Ekipet e monitorimit të cilësisë së ujit dhe prodhimit, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura të shiut janë gati po ashtu”, thuhet në njoftimin e KRUP.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik, pasi gjendja është nën kontroll.

Sheshet e Prishtinës janë mbuluar nga uji pas shiut të madh.

Po ashtu, komunat si; Gjakova, Malisheva e Rahoveci, kanë mbetur pa energji elektrike. /Insajderi.com