Kuvendi vazhdon seancën e rregullt plenare

Kuvendi vazhdon seancën e rregullt plenare

Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë seancën plenare.

Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00, përcjell Insajderi.

Në këtë seancë do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Gjithashtu do  të shqyrtohet Projektligji për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim.

Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale.

Në rend dite është edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Po ashtu, do të shqyrtohet propozim rezoluta për marrëveshjen e Uashingtonit, ku në seancën e lëmë në gjysmë kishte edhe debat parlamentar. /Insajderi.com