Istog: Plagos aksidentalisht veten dhe një tjetër

Istog: Plagos aksidentalisht veten dhe një tjetër

Një person është arrestuar mesditën e së shtunës në Istog pasi i njëjti kishte plagosur aksidentalisht veten dhe një person tjetër, njofton Insajderi.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë plagosje e kishte armën pa leje.

Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri  të cilën ai e mbante pa leje. Si pasoj e shkrepjes aksidentale të armës është  plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima është në tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Për armëmbajtje pa leje, policia në raport njofton se ka arrestuar edhe një person në Klinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkrepur me armë zjarri të cilën ai e mbante pa leje. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK 47, një karikator dhe 13 gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com