Shtyhen terminet për vaksinim për shkak të festës së Bajramit

Shtyhen terminet për vaksinim për shkak të festës së Bajramit

Ministria e Shëndetësisë njofton se qytetarët që kanë pasur termin për të vaksinuar të martën, vaksinat do t’i marrin një ditë më vonë, për shkak të Festës së Bajramit, përcjell Insajderi.

“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit  ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin për media.

Në të njëjtën kohë, MSH u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i të vaksinuarve në Kosovë ka arritur në 220 mijë e 250, ndërkaq me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90 mijë qytetarë. MSH-ja ka njoftuar se tash e tutje nuk do të ketë vaksinime gjatë fundjavave./Insajderi.com