Një 25 vjeçar ka vdekur të dielën, pasi i njëjti është goditur nga rrufeja në Tetovë, shkruan Insajderi.
Trupi i E.O është gjetur pa shenja jetë në vendin e ngjarjes në lokalitetin “Karabunar”, zona e fshatit Urviç, njofton ‘Alsat-m’.
Vdekja është konstatuar nga mjeku ligjor, kurse Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi iu dorëzua familjes./Insajderi.com