Pacolli-deputetëve të pozitës: Mos e shndërroni Parlamentin në çerdhe

Pacolli-deputetëve të pozitës: Mos e shndërroni Parlamentin në çerdhe

Lideri i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet, ka thënë se Parlamenti i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, njofton Insajderi.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi në seancën e së hënës kur mori fjalën për të folur rreth shkatërrimit të natyrës, i reaguan deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Këta të fundit, Pacolli i ka quajtur “deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh”.

“Sot gjatë fjalës time në kuvend(isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj, si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, i pari i AKR-së është shprehur se e dëgjon fjalën dhe kontributin e secilit, por “kërkoj qetësi kur flas”.

“Kush nuk dëshiron me dëgjua, le të dal jashtë dhe mos të krijojë atmosferë kaosi”, ka përfunduar Pacolli./Insajderi.com