Vuçiq: Asociacioni ishte pika jonë e parë, Prishtina nuk dëshiroi as të flas

Vuçiq: Asociacioni ishte pika jonë e parë, Prishtina nuk dëshiroi as të flas

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se në takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar në çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por sipas tij, “Prishtina nuk dëshiron as të flasë”.

Ndonëse kryeministri Kurti e përgënjeshtroi atë duke thënë se çkado që flet nuk janë të vërteta, Vuçiq para mediave tha se Asociacioni ishte pika e parë për të cilën ka diskutuar, teksa shtoi se “ka pranuar të tre propozimet e Bashkimit Evropian”.

“Ne morëm propozimet e BE që ishin rënë dakord me negociatorët tanë kryesorë dhe Serbia u pajtua plotësisht. Këto ishin tre pika – për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar mbetjet e të zhdukurve, për t’u përmbajtur nga veprimet që mund të destabilizojnë situatën në terren dhe që negociatorët kryesorë të takohen një herë në muaj”, tha ai.

“Ne nuk mund të pajtoheshim për këto tre pika, Serbia i pranoi plotësisht ato, shqiptarët nuk pranonin asgjë”, u shpreh më tej Vuçiq. /Insajderi.com