Një kosovare vdes nga vërshimet në Gjermani

Një kosovare vdes nga vërshimet në Gjermani

Kosovarja – Vanesa Koxha, dyshohet se ka vdekur nga vërshimet në Gjermani, transmeton Insajderi.

Vdekjen e saj e ka njoftuar babai i viktimës, duke thënë se varrimi do të bëhet në Gjermani.

Derisa rastin e vdekjes së vajzës me origjinë nga Kaçaniku, nuk e ka konfirmuar ende Ambasada e Kosovës në Gjermani.

Gjermania është ndër vendet më të prekura nga vërshimet e rrëmbyeshme të shiut javëve të fundit. Mbi 180 persona kanë vdekur ndërsa disa qindra të tjerë raportohen të zhdukur.

Përveç Gjermanisë, dhjetëra viktima nga përmbytjet janë regjistruar edhe në Belgjikë, Holandë e Austri. /Insajderi.com