Qytetarët që do të vaksinoheshin sot, do të imunizohen të mërkurën

Qytetarët që do të vaksinoheshin sot, do të imunizohen të mërkurën

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët do të vaksinoheshin më 20 korrik, do t’i marrin vaksinat të mërkurën e datës 21 korrik, njofton Insajderi.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se kjo shtyrje e procesit të vaksinimit po bëhet për shkak të festës së Kurban Bajramit.

“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19”, bëhet e ditur më tej.

Festën e Kurban Bajramit e cila po festohet sot, e kanë uruan krerët institucionalë. /Insajderi.com