Shantazhon me fajde portugezin: 5 vjet e gjysmë burg për kosovarin

Shuma përfundimtare që ishte detyruar të paguante për 15 mijë frangat e huazuara kishte arritur në 121900 franga. Dhe vetëm kur viktima tashmë kishte ardhur në fund të fuqive të veta , ai më në fund kishte guxuar të denonconte rastin në polici.

Shantazhon me fajde portugezin: 5 vjet e gjysmë burg për kosovarin

Shqiptari 27 vjeçar i Kosovës është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg përdorimin e metodave mafioze në raport ndaj një portugezi dhe biznesit të tij.

Vetë trupi gjykues i Gjykatës së Lartë të Cyrihut   është shprehur i habitur me shumat e parave të kërkuara për të shantazhuar viktimën dhe me veprimet e tij të cilat i ka quajtur të jashtëzakonshme, shkruan bluewin.ch. Sipas saj, rasti të kujton  dhe strukturat mafioze që i njohim nga filmat.

Më shumë se dy vjet ka zgjatur shantazhimi i një portugezi, pronar restoranti në Cyrih dhe kjo ka vazhduar deri në “shtrydhjen” e plotë tij, deri në momentin kur ai nuk kishte më të holla për të paguar shqiptarin..

Gjithçka ka filluar muajin qershor të vitit 2013, përcjell albinfo.ch. Kuzhinieri portugez kishte një restorant në zonën famëkeqe të Cyrihut (në Langstrasse) por punët i shkonin aq keq sa që ai i drejtohet për ndihmë në para shqiptarit atëbotë 23 vjeçar. Ai ia kishte huazuar kuzhinierit 15.000 franga. Para gjykatës, i riu që ka punuar si roje diskoteke  ai nuk ka treguar për prejardhjen e parave të tij. Ai kishte thënë se paratë e përmendura ai vetëm i kishte ndërmjetësuar pra nuk ishin të tijat. Mirëpo kosovari nuk mund t`zbulonte burimet e parave sepse kishte frikë për jetën e tij.

Ndërkaq metodat mafioze të tij konsistojnë në nxjerrjen e borxhit me fajde. Portugezit i ishte dashur t`ia paguante nga 3500 franga në muaj. Dhe kur kishte parë se ai kishte vështirësi për ta paguar borxhin, ia shtonte edhe më shumë presionin. Ai e rrihte, e kërcënonte se do t`ia priste gishtat dhe do ta vriste, transmeton albinfo.ch.

13 herë ia kiste nxjerrë me dhunë paratë. Për t`i realizuar pagesat ai qe detyruar të kërkonte borxh nga shumë veta ndërsa nëna e tij kishte marrë kredit prej 35 mijë frangash për ta shpëtuar të birin.

Shuma përfundimtare që ishte detyruar të paguante për 15 mijë frangat e huazuara kishte arritur në 121900 franga. Dhe vetëm kur viktima tashmë kishte ardhur në fund të fuqive të veta , ai më në fund kishte guxuar të denonconte rastin në polici.

I akuzuari fillimisht kishte pranuar veprën e tij por pastaj e kishte tërhequr pranimin në tërësi. Megjithatë, Gjykata e Qarkut e Cyrihut e kishte dënuar atë në dhjetor 2015  me pesë vjet e 9 muaj burg për shantazhim të kualifikuar, për fajde , për delikte droge dhe armëmbajtje pa leje, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë ai kishte parashtruar ankesë mnë Gjykatën e Lartë Kantonale duke kërkuar lirim dhe pafajësi. Vetëm në përfundim të procesit kishte ndodhur kthesa: “Unë i kam kryer veprat që më ngarkohen dhe më vjen keq”, ka thënë ai të premten.

Dhe ky pranim ia ka zbutur dënimin për 3 muaj. Ndërsa Zyra KAntonale e Cyrihut për Migracion do të vendosë nëse atij do t`i lejohet qëndrimi në Zvicër pas vuajtje së dënimit.