Vllasi: Roli i SHBA-së do të jetë vendimtar në dialog

Vllasi: Roli i SHBA-së do të jetë vendimtar në dialog

Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi, vlerëson se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e më gjerë është i pazëvendësueshëm.

Ai thotë se çdo fitore që ka arritur Kosova është bërë me ndihmën e SHBA-së.

Vllasi në një intervistë në Deskun e KOHËS, thekson se do të vijë një moment kur SHBA-ja vërtetë do të inkuadrohet në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tij, SHBA-ja nuk inkuadrohet në dialog kur e fton Kosova, por kur e sheh të arsyeshme – në finale.

“Roli i Amerikës është i patjetërsueshëm. Prej që ka filluar kriza me shpërbërjen e Jugosllavisë, në fund roli vendimtar i Amerikës ka qenë vendimtar, si për ndërprerje të atyre tragjedive, për dizajnimin e hartës së re gjeopolitike në këtë rajon. Roli i SHBA-së ka qenë vendimtar edhe ne Kosovë.

Duhet ta dimë se për çlirimin e Kosovës me intervenimin e NATO-s, ka qenë roli i Amerikës vendimtar, edhe për shpalljen e pavarësisë ishte njësoj. Prandaj, në dialogun në Bruksel, në një pikë të caktuar, do të jetë roli amerikan vendimtar për një stabilitet paqësor, për t’ia ulë kaçepin Serbisë, të mos i kërcënojë më fqinjët, të mos jetë më destablitet në rajon”, pohon Vllasi.

Ndryshe, Kurti të hënën mbajti takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për çështje të dialogut, për çka patën mos-pajtime.

Kryeministri Kurti ka thënë se presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë Deklaratën e Paqes për shkak të togfjalëshit “përballje me të kaluarën”./Insajderi.com