Përleshje mes dy familjeve në ditën e Bajramit, lëndohen 9 persona

Përleshje mes dy familjeve në ditën e Bajramit, lëndohen 9 persona

Dy familje në Podujevë janë përfshirë në një përleshje fizike të martën në mëngjes, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.

Sipas policisë, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Insajderi.

Rasti është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar deri te incidenti.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me shtatë fishekë dhe një shkop.

“Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com