Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e radhës ka miratuar përmbajtjen tekstuale të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shkruan Insajderi.
Përplasje në Komision ka pasur ndërmjet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mbi Ligjin për ndarjet buxhetore, pasi që në këtë marrëveshje është paraparë të bëhet një marrëveshje ndërkombëtare për mbulimin e pasojave nga Covid-19.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit Hekuran Murati, të duke i thënë “se po ia fut kot e po i mashtron deputetët”.
Hoti ka deklaruar se që kur ka filluar pandemia në mars apo në prill janë bërë shpenzime pa ndarje buxhetore dhe tash kjo nuk ka asnjë logjik që kjo të përsëritet aj precedent është bërë atë kohë.
“Sa herë mbarojnë argumentet profesionale kalojnë më gjëra që nuk ndryshojnë, ku janë minuset në buxhetin 3 vitit 2021 që tash po do në me i mbuluar me kredi”, ka pohuar ai.
Ministri Murati tha se kërkesa e deputetit Hoti po bëhet për çështje politike, derisa ka treguar se financimi bëhet në dy forma.
“Ne e kemi shqyrtuar dhe janë disa lëshime te emërtimi i neneve, saktësisht kemi të bëjmë. e nenin 9 me projektligj ku referenca e nenit 21 duhej të ishte e nenit 23. Financimi bëhet në dy forma, kur kemi të bëjmë përmes huamarrjes dhe e dyta ka të bëjë me financimin si mbështetje buxhetor”.
Ai më tej, ka thënë së çështja e shpenzimeve buxhetore është e rregulluar me ligjin e buxhetit dhe ku thuhet se ka pasur ndarje mund të konsultohet auditori, financimi ka ndodh prej grantit qeveritar.
Në përplasje me Hotin, ministri Murati tha se tendencë ka krijimin e një preteksti që të mosvotohet financimi shtesë.
“Zakonisht praktika ka qenë me i votuar nenet që ka rekomandime ndërsa sa i përket asaj që u tha nga Hoti nëse po doni me shfrytëzuar këtë rast si arsyetim dhe keni vendosur mos me votuar marrëveshjen ndërkombëtarë, nëse tendenca është për të krijuar një pretekst për mos me votuar financimin shtesë”, ka theksuar ai./Insajderi.com