Më 1 e 2 shtator do të mbahen seancat e radhës për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Kështu kanë njoftuar nga Dhomat e Specializuara në anë të një njoftimi.
Gucati e Haradinaj akuzohen për ndërhyrje në drejtësi dhe frikësim të dëshmitarëve.
Në shtator të vitit të kaluar në mënyrë enigmatike në selinë e OVL-UÇK-së-, arritën disa dokumente të Gjykatës Speciale.
Disa ditë më vonë ata u arrestuan nga forcat e EULEX-it me urdhër të Speciales.
Gucati E Haradinaj, vazhdimisht kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
E cilësonin “gjykatë të Beogradit” e “kundër UÇK-së”. /Insajderi.com