PSD me aksion kundër Hysen Durmishit

PSD me aksion kundër Hysen Durmishit

Partia Socialdemokrate që drejtohet nga Dardan Molliqaj, ka zhvilluar një aksion kundër zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit.

Por, rrugës drejtë aksionit, Durmishi përmes një postimi në Facebook njoftoi se “vendimi për tiketat ngjitëse është anuluar”.

“Pra tash pas një presioni shumë të madh publik, pas aksionit të fuqishëm të opozitës dhe guximit të mediave për ta ngritur këtë çështje për të denoncuar të gjitha elementet që përbëjnë këtë shkelje, atëherë zëvendësministri Durmishi vendosi ta pezullojë”, tha Teuta Rrushta e PSD-së.

Ajo ndër tjerash kërkoi edhe shkarkimin e Durmishit nga pozita të cilën e mban në ministri për shkak të atij vendimi.

Në Kuvendin e Kosovës, ministri i këtij dikasteri njoftoi se vendimi është pezulluar.

Për “tiketat ngjitëse”, PSD organizoi një aksion i cili përfundoi i dhunshëm dhe me të arrestuar. /Insajderi.com