Janë njëzet komuna të Kosovës të cilat e kanë “mposhtur” Coronavirusin. Nuk kanë asnjë rast aktiv të këtij infeksioni, njofton Insajderi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Novobërda, Suhareka, Graçanica, Skenderaj, Hani i Elezit, Dragashit, Ranillugu, Juniku, Mitrovica e Veriut, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, Shtërpca, Zubin Potoku, Deçani, Zveçani, Rahoveci, Shtimja dhe Fushë-Kosovë janë komunat që aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.
Në anën tjetër, Gjilani ka më së shumti raste aktive me COVID-19 në nivel vendi. Kjo komunë aktualisht ka 41 raste aktive aktive, pasuar nga Ferizaj që ka 21 raste, Prishtina 17 raste, Vitia 10 raste e të tjera.
Në anën tjetër, procesi i vaksinimit anti-COVID’19 është duke vazhduar si planit shtetëror.
Që nga fillimi i këtij procesi, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333,705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99,377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com