Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë të premten mbledhjen e radhës.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.
Më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës:
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.
- Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
- Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
- Këshillat e KQZ-së:
- Këshillit për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.
- Këshillit për Operacione Zgjedhore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.
- Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
- Të ndryshme;
/Insajderi.com