Policia e Kosovës raportoi të premten për dy raste të sulmit seksual, ky viktimat janë të mitura, përcjell Insajderi.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me pas dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:20 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Skenderaj, të enjten rreth orës 17:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
Edhe ky rast po vazhdon të hetohet./Insajderi.com