Dy pacientë të infektuar me Coronavirus të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ushtruesi i detyrës i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, njoftoi se gjithsej janë duke u trajtuar 12 pacientë.
Ai tha se kanë kapacitete të mjaftueshme të oksigjenit dhe barnave, “ngase numri i pacientëve është tejet më i vogël në krahasim më muajt e kaluar”.
“Ne i kemi dy pacientë në gjendje mjaft të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekim intensiv. Një nga ta është edhe induktuar”.
“Në këto momente kemi kapacitete të mjaftueshme sepse kemi oksigjen te mjaftueshëm dhe sasi të barnave dhe një numër të vogël të pacientëve me Covid, në raport me atë që kemi pasur”.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me Coronavirus është 114.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 575, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur dy mijë e 265 pacientë./Insajderi.com