MSH fton qytetarët të ndihmojnë familjarët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për vaksinim

MSH fton qytetarët të ndihmojnë familjarët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë familjarë me aftësi të kufizuara, që t’i ndihmojnë ata për t’u vaksinuar kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Në njoftimin për media, MSH-ja u ka kërkuar atyre që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse, me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.

“Deri më tani, ekipet mobile të vaksinimit në nivel vendi kanë vaksinuar një numër të konsideruar të qytetarëve me aftësi të kufizuara, sipas të dhënave që kanë pasur komunat dhe kërkesave të vet qytetarëve, por me qëllim që të vaksinohet secili, qytetarët luten të bashkëpunojnë për regjistrimin dhe vaksinimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ministria njofton se për regjistrim është i nevojshëm një dokument identifikimi i vlefshëm i personit me aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Terminin për ta marrë vaksinën mund ta bëni KËTU./Insajderi.com