Dogana e Kosovës ka njoftuar se është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve është kapur në Gjilan , shkruan Insajderi.
Përmes një komunikatë për media, thuhet se aksioni ishte i përbashkët me Policinë e Kosovës dhe ATK-në.
“Kapen në dy lokacione sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve, në Gjilan njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara, të gjitha janë konfiskuar” thuhet në njoftim.
Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës.
“Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme”, thuhet në njoftim./Insajderi.com