Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar dhjetë kandidatët për kryetar të komunave.
Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se në mbledhjen e mbajtur të premten janë zyrtarizuar dhjetë kandidatët:
– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.
“Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”, thuhet në njoftim.
LDK udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, pas një konvente të jashtëzakonshme si pasojë e rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit.
Në votimet e shkurtit, LDK arriti të fitonte diçka më shumë se 12 për qind – duke regjistruar rezultatin më të keq që nga themelimi si parti, tridhjetë vite më parë. /Insajderi.com