Nagavci: Deri në shtator punëtorët e arsimit duhet t’i marrin dy dozat e vaksinës

Nagavci: Deri në shtator punëtorët e arsimit duhet t’i marrin dy dozat e vaksinës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se “shtatori duhet t’i gjejë mësimdhënësit të vaksinuar me të dy dozat.

Kjo pasi, viti shkollor 2021/2022 duhet të fillojë në shkolla.

“Vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim”.

Ajo ka bërë thirrje mësimdhënëseve që të vaksinohen në mënyrë që nga shtatori mësimi të fillojë pa probleme.

Deri më tash në Kosovë janë dhënë 343 mijë e 333 vaksina.

Por, ka edhe nga ata që po refuzojnë ta marrin vaksinën anti-COIVD.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që ta marrin vaksinën, pasi varianti Delta është duke u shpërndarë. /Insajderi.com