Gjykata Speciale ka marrë vendim që të vazhdojë paraburgimin për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi – i akuzuar për “krime lufte” nga Dhomat e Specializuara.
Kësisoj janë injoruar gatitshmëritë e dy shteteve ( të panjohura për publikun) që ofruan garanci për lirimin me kusht të Hashim Thaçit.
Një nga këto shtete ishte kontribuese në Gjyatën Speciale.
Vendimi është marrë nga gyqtari, Nicollas Guillou.
Gregory Keohe, avokat i Thaçit, kishte dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.
Por, as dëshmitë se ka shtete që garantojnë lirimin e Thaçit s’e ka bindur Specialen për ndërprerjen e paraburgimit për ish-shefin politik të Ushrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com