Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Insajderi.
Policia e Kosovës njofton se një rast ka ndodhur në Gjilan, ku është arrestuar i dyshuari pasi i dehur kishte rrahur bashkëshorten.
“Gjilan 23.07.2021 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur në Istog. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Istog, 23.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Vojvode Putnika”, rreth orës 22:30.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të atin e tij mashkull kosovar i cili nuk e ka lënë të futet në shtëpi pasi viktima ishte kthyer nga puna. Nuk raportohet as për të lënduar as të arrestuar”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com