19 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

19 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me coronavirus nga 2 mijë e 672 testime.

MSH njofton se në total numri i rasteve aktive është 137.

Ndërsa gjatë kësaj kohe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 590 persona të cilët kanë qenë të prekur nga Coronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356 mijë e 771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com