“Për Zotin, pushteti i kuq fort ia ka huq”.
Në këtë mënyrë ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka cilësuar Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo deklaratë, pasi sipas Zemaj, MSH ka larguar nga puna 475 profesionistë shëndetësorë.
“Sa shumë u gëzuam kur këta profesionistë u bën pjesë e frontit të përbashkët në luftimin e armikut global, Covid-19. Sa shumë punë dhe kontribut dhanë në rrethana të jashtëzakonshme. Edhe më shumë kishin për të dhënë por, nuk i lejuan, i dënuan, i dëbuan”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Tutje, Zemaj shtoi se kjo qeveri ‘është e padrejtë”, duke i akuzuar edhe për nepotizëm.
“Me pak fjalë, kjo qeveri është krejt e padrejtë, sepse krejtve padrejtë ka me iu bë, përpos nipave, mbesave e familjarëve të tyre, të cilët ishin projektuar e proklamuar për dasma e ahengje, mirëpo përfunduan nëpër ministri e qeveri”, ka thënë ndër tjerash deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zemaj e ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishin një debat në Kuvend.
Vitia kishte thënë se kjo çështje ishte e përcaktuar në kontratat e tyre të punës. /Insjaderi.com