Presidentja: Për ne Majlinda Kelmendi mbetet kampione e përjetshme olimpike

Presidentja: Për ne Majlinda Kelmendi mbetet kampione e përjetshme olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Majlinda Kelmendi mbetet kampione e përhershme olimpike”.

Kjo deklaratë e saj, pasi Kelmendi nuk arriti ta kalojë sfidën e parë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

“Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndërrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shtoi se ajo që ka bërë Kelmendi për Kosovën tejkalon çdo medalje të mundshme.

“Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë”.

Por, Kosova tashmë e ka një medalje në Tokyo.

Distria Krasniqi ka arritur të shtunën që të fitojë të artën.

Gjatë ditëve të ardhshme, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, janë xhudistët që do të synojnë t’ia sigurojnë Kosovës një tjetër medalje. /Insajderi.com