Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona, shkruan Insajderi.
Plenkoviç shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinoviç dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”.
Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Slavonski Brod të Kroacisë.
Policia ka raportuar për dhjetë të vdekur, dhe tridhjetë të lënduar, raporton gazeta kroate jutarnji.hr.
“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht./Insajderi.com
S velikom tugom primili smo vijest o slijetanju autobusa s ceste kod Slavonskog Broda u kojem je život izgubilo 10 ljudi. U mislima smo s obiteljima žrtava i 🇽🇰 vlastima i narodom, kojima izražavamo duboku sućut i suosjećanje. Nadamo se da će se ozlijeđeni putnici oporaviti.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) July 25, 2021