Deva Tours: Autobusi i aksidentuar në Kroaci ishte i mbushur me mërgimtarë

Deva Tours: Autobusi i aksidentuar në Kroaci ishte i mbushur me mërgimtarë

Kompania “Deva Tours”, ka konfirmuar se të gjithë të pasagjerët e autobusit të aksidentuar në Kroaci kanë qenë mërgimtarë.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë thënë nga kjo kompani për Insajderin.

Por, theksuan se nuk kanë më shumë detaje për shkaktarët e aksidentit.

Mediat kroate kanë raportuar për dhjetë të vdekur e tridhjetë të lënduar.

Numri mund të jetë më i madh, pasi raportohen për mbi 50 pasagjerë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka reagim.

Ndërsa, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. /Insajderi.com