Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për për aksidentin që ka ndodhur në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, do të niset për në Kroaci për të shkuar tek vendi i ngjarjes.
Ai më tej, ka thënë se ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit”.
“Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka thënë Kurti.
Kompania “Deva Tours”, ka konfirmuar se të gjithë të pasagjerët e autobusit të aksidentuar në Kroaci kanë qenë mërgimtarë.
“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë thënë nga kjo kompani për Insajderin.
Por, theksuan se nuk kanë më shumë detaje për shkaktarët e aksidentit.
Mediat kroate kanë raportuar për dhjetë të vdekur e tridhjetë të lënduar.
Numri mund të jetë më i madh, pasi raportohen për mbi 50 pasagjerë.
Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht./Insajderi.com