Presidenti kroat reagon pas aksidentit tragjik të autobusit nga Kosova në Kroacia

Presidenti kroat reagon pas aksidentit tragjik të autobusit nga Kosova në Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka reaguar pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Kosova në Kroaci.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod. Jam me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këto momente të trishtuara për të gjithë ata. U uroj udhëtarëve të plagosur shërim të shpejtë”, ka shkruar presidenti kroat në Facebook.

Më parë ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenković, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

Mediat kroate kanë raportuar se dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ndërsa, dhjetëra të tjerë janë të lënduar.

Gjithmonë sipas raportimeve të mediave kroate, tetë persona janë në gjendje të rëndë. /Insajderi.com