Autoritetet kroate thonë se në autobusin e aksidentuar nga Kosova kishte edhe fëmijë

Autoritetet kroate thonë se në autobusin e aksidentuar nga Kosova kishte edhe fëmijë

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur i autobusit nga Kosova ka lënë të vdekur nëntë udhëtarë si dhe një  shoferi.

Ai po ashtu ka shtuar se në autobus kishte edhe fëmijë prezent, shkuran Index.hr.

“Për fat të keq, nëntë pasagjerë dhe një shofer janë vdekur. 44 pasagjerë u pranuan në spitalin në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku”, ka deklaruar ai.

Krerët e institucioneve të Kosovës e Kroacisë kanë reaguar në lidhje me tragjedinë.

Rreth orës 06:20 autobusi me targa të Kosovës doli nga rruga.

Kjo është konfirmuar edhe nga kompania “Deva Tours”, ku u tha se pasagjerët ishin mërgimtarë./Insajderi.com