Ministri i brendshëm flet me homologun kroat pas aksidentit tragjik

Ministri i brendshëm flet me homologun kroat pas aksidentit tragjik

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviq.

Kjo pas aksidentit të një autobusi nga Kosova në Kroaci, që la të vdekur të paktën dhjetë persona.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se është njoftuar për situatën nga homologu i tij.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit të kobshëm për aksidentin tragjik,  kam kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, z. Davor Bozhinoviq, nga i cili jam njoftuar me situatën dhe pasojat tragjike”, ka shkruar Mehaj.

Ministri ka shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat.

Po raportohet se 15 persona janë të plagosur rëndë si pasojë e aksidenti.

Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë, kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë të autobusit.

Njëri prej tyre nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra. Insajderi.com