Kryeparlamentari shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Kryeparlamentari shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe po sillte në Kosovë 69 pasagjerë, dhjetë prej të cilave raportohen të vdekur.

“Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Për këtë tragjedi kanë reaguar edhe krerët e institucioneve të tjera të Kosovës.

Po ashtu edhe në Kroaci kanë shprehur ngushëllime për viktimat.

Kompania “Deva Tours”, e ka konfirmuar aksidentin duke thënë se të gjithë ishin mërgimtarë.

Aty kishte edhe fëmijë, ndërsa katër persona raportohet të jenë operuar.  /Insajderi.com