Dyshohet se shoferin e autobusit për një moment “e zuri gjumi”

Dyshohet se shoferin e autobusit për një moment “e zuri gjumi”

Në bazë të raportimeve të mediave kroate, Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Kroacisë, Slavko Pranjić, ka thënë se nga deklarata e shoferit të autobusit “atë e kishte zënë gjumi për një moment”.

Shoferi u arrestua pas aksidentit tragjik që la të vdekur dhjetë persona.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në një mënyrë që ai po lëvizte në mënyrë të papërshtatshme, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, por kishte një ulje. Ne nuk mund të flasim për shkaqet e uljes,” tha  Pranjic.

Autobusi po vinte nga Frankfurti në Prishtinë dhe kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë.

Njëri nga shoferët nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë tragjedi kanë reaguar krerët e institucioneve në Kosovë e Kroaci.

Në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë. Ndërsa, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës 15 persona janë të lënduar rëndë.  /Insajderi.com