25 infeksione të reja janë regjistruar në Kosovë gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Nuk është raportuar për ndonjë të vdekur si pasojë e COVID-19.
Por, Ministria e Shëndetësisë, raportoi vetëm një të shëruar.
Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 1 mijë e 149 qytetarë.
Deri më tash 357 mijë e 920 vaksinime janë dhënë në total.
Një dozë e kanë marrë 248 mijë e 714, ndërsa procesin e vaksinimit e kanë mbaruar 108 mijë e 700 persona.
Rastet aktive me COVID-19 janë 161. /Insajderi.com