Gërvalla për aksidentin tragjik në Kroaci: Nga mëngjesi jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat

Gërvalla për aksidentin tragjik në Kroaci: Nga mëngjesi jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se tronditës ka qenë lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës.

Ajo në Facebook ka thënë se në koordinim me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministra të tjerë që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën e tyre, për të aksidentuarit.

“Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka raportuar se deri në ora 11:30, janë raportuar dhjetë persona të vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Kroaci, ku një autobus nga Kosova doli nga rruga mëngjesin e së dielës.

Po ashtu MPJD, ka njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore e 44 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore.

69 pasagjerë ishin gjithsej në autobus që po vinin nga Gjermania për Kosovë. Kompania “Deva Tours”, konfirmoi se të gjithë ishin mërgimtarë./Insajderi.com