Një person ka humbur jetën pasi e ka zënë traktori që është rrokullisur, gjatë ditës së sotme në fshatin Herticë të Podujevës, njofton Insajderi.
Viktima është një 56-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00.
Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00 është raportuar se në fshatin Herticë të komunës së Podujevës një traktor është rrokullisur dhe ka zënë një person. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e ekipit të mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.
Sipas Borovcit, vdekja e viktimës është njoftuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes. /Insajderi.com