Komuna e Prishtinës anulon të gjitha aktivitetet kulturore e sportive të hënën

Komuna e Prishtinës anulon të gjitha aktivitetet kulturore e sportive të hënën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën e 26 korrikut nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet kulturor e sportive në kryeqytet, njofton Insajderi.

Ky anulim i të gjitha aktiviteteve vjen në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës në Kroaci.

‘’Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

Nga aksidenti i sotëm në Brod të Kroacisë, vdiqën 10 persona ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime, por së fundmi u njoftua se shumica nga ta nuk janë në rrezik për jetë.

E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë. /Insajderi.com