Shtatë nga dhjetë personat e vdekur në aksidentin e rëndë që ndodhi në mëngjesin e së dielës në Kroaci tashmë janë identifikuar.
V.B e cila ishte 46 vjeçare dhe E.B dyshohet që janë nënë e bijë nga Deçani.
Ndërsa, N.S 47 vjecari është shoferi i autobusit, i cili nuk ishte duke vozitur derisa ndodhi aksidenti tragjik. Ai ishte nga Gjakova e që nga ky vend vjen edhe një viktime tjetër, H.H 55 vjeçari.
Viktimat tjera janë S.Rr nga Pakshticë e Epërme – Podujevë, L.K nga Juniku 39 vjeçare, dhe K.K 40 vjeçari nga Radoste.
Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prlaskaj, ka thënë së për momentin gjendja e të lënduarve në aksident trafiku në Kroaci është stabile.
Ajo deklaroi së sot gjatë ditës, pritet që nga spitali të dalin 17 persona.
”Mendoj që deri tani i kanë identifikuar të gjithë të vdekurit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, është në Slavonski Brod, për të diskutuar se si ta bëjnë transportin e kufomave dhe transportin e udhëtarëve për në Kosovë, me një aeroplan”./Insajderi.com