ATK: Konfiskohen 1 milion euro pasuri

ATK: Konfiskohen 1 milion euro pasuri

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka konfiskuar rreth një million euro pasuri të tatimpaguesve që kanë borxhe tatimore, njofton Insajderi.

Këto veprime ligjore janë ndërmarrë ndaj tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pashlyera, pra të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurinë e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi, si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.

“Gjatë javës së kaluar ATK ka zhvilluar aksion konfiskimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky aksion është kryer tek katër subjekte të ndryshme, të cilat kanë detyrime tatimore mbi 900 mijë euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Nga kjo administratë më tej thonë se në vazhdimësi do të ndërmarrë veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat. /Insajderi.com