Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai bëri të ditur se tre persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur dy aksidente trafiku me fatalitet, 18 me të lënduar dhe gjithsej 43 me dëme materiale./Insajderi.com