Në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj të hënën mbrëma janë ndezur qirinj për të nderuar bashkatdhetarët të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, njofton Insajderi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në Facebook ka shkruar se “në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre”.
“Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë!”, ka shkruar Jashari.
10 kosovarë kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar gjatë mëngjesit të së dielës në Brod të Kroacisë, pasi autobusi me targa të Kosovës i cili po vinte nga Gjermania është rrokullisur.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 26 korrikut e ka shpallur ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve kosovarë që humbën jetën tragjikisht./Insajderi.com