Vitia: 26 të aksidentuar në Kroaci kthehen sot në Kosovë

Vitia: 26 të aksidentuar në Kroaci kthehen sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është deklaruar për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë 10 persona mbetën të vdekur ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar.

Vitia tha se 26 persona që i mbijetuan këtij aksidenti tragjik do të kthehen sonte në Kosovë.

Teksa 15 të lënduar vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në spital, dy prej tyre janë në intensiv dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

I pari i Shëndetësisë në Kosovë i ka falënderuar personelin shëndetësor dhe autoritetet kroate për angazhimin në rastin e të aksidentuarve.

“Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkëatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë. Për momentin në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkëatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intenzive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë”, ka thënë Vitija.

“Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjatë ditës së sotme priten edhe lirime të tjera. Falenderime pafund personelit shëndetësor ne spital dhe autoriteteve kroate për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në ndihmën e ofruar për bashkëatdhetarët tanë”, përfundoi ai. /Insajderi.com