IKSHPK bën thirrje: Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

IKSHPK bën thirrje: Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për qytetarët që të vaksinohen ndaj COVID-19, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ky institut potencon se varianti i COVID-19 i njohur si indian “Delta”, është rreziku më i madh në këtë kohë.

Tutje thuhet që “Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave, si Astra-Zeneca dhe Pfizer”.

“Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë”.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, thuhet më tej në njoftimin e IKSHPK-së.

Më tej është paralajmëruar se mund të kthehet sërish në një situatë në të cilën vendi ka qenë më parë: në rritjen e rasteve të reja, duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”./Insajderi.com