Votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2021

Votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2021

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka kaluar rishikimi i buxhetit për vitin 2021, njofton Shqip.com.

Kështu bëri të ditur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit për 35 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional dhe nga deputetët.

“Kuvendi e miratoi ligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Me këtë rast i mbylli punimet e kësaj seance plenare”, tha ai.

Sa i përket amendamenteve të propozuara nga opozita, ka kaluar vetëm një – ai i deputetet së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, për ndërtimin e një kopshti fëmijësh në Skënderaj.

Votimi i amendamenteve bazuar në rregulloren e Kushtetueses, u bë veçmas për secilin prej tyre.

Në hyrje të diskutimit, kryetari i Komisionit për Punë, Buxhet dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se, disa nga kontratat që kanë qenë për efektet paraelektoral janë anuluar.

Tutje, Muja se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.

Seanca e radhës e Kuvendit e paraparë që të nisë nga ora 14:00, është shtyrë për në ora 15:00. /Insajderi.com