Trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci mbërrin në Kosovë

Trupat e viktimave nga aksidenti në Kroaci mbërrin në Kosovë

Rreth orës 13:30 në Kosovë kanë arritur trupat e pajetë të 10 viktimave nga aksidenti me autobus i ndodhur të dielën në Kroaci.

Trupat e pajetë janë pritur nga bashkëfamiljarë dhe qytetarë të tjerë që kanë vendosur lule në veturat që bartnin viktimat.

Në eskortën e veturave që bartnin viktimat ishte edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Në aksidentin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, u lënduan po ashtu 45 udhëtarë.

Autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë, kishte 67 udhëtarë, të gjithë shqiptarë që po vinin në Kosovë për pushime.

Në autobus ishin dy shofer, njëri prej të cilëve vdiq në aksident, derisa tjetri, që ishte duke e drejtuar autobusin, është në paraburgim prej një muaji në Kroaci.

Masa e paraburgimit është vendosur dje nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod. /Insajderi.com