Mbi 70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mbi 70 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një rritje enorme e rasteve pozitive me Coronavirus është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, 72 persona kanë rezultuar të infektuar nga gjithsej dy mijë e 443 testime të kryera.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku më tej thuhet se 17 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 633.

Në total numri i rasteve aktive është ngritur në 305.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com